Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Nuk do të ngjitem më në skenë me një rol të ri”

    Intervista/ Flet aktori Sulejman Pitarka

    “Nuk do të ngjitem më në skenë me një rol të ri”

    Fjorela Katroshi


    Jetëshkrimi

    Emri: Sulejman
    Mbiemri: Pitarka
    Datëlindja: 2 shkurt 1924
    Vendlindja: Dibër e Madhe
    Më 1927-ën largohet nga Dibra e Madhe për t’u vendosur në Durrës, ku jetoi 8 vjet të jetës së tij dhe kreu shkollën fillore e të mesme
    Më 1946-ën është dalja e tij e parë në skenë me role amatore, ku numëron 10 të tilla
    Më 1956-ën, Sulejman Pitarka lidh kurorë me bashkëshorten e tij aktuale
    Ka pasur një karrierë të gjatë prej aktori dhe skenaristi




    Edhe pse në moshën 81 vjeçare aktori Sulejman Pitarka ka rrëmbyr dy çmime në dy muaj. Ka qenë Festivali i Teatrit në qytetin e Fierit dhe në Dibër që i ka dhuruar atij titullin "Aktori më i mirë". "Nuk do të ngjitem më në skenë me një rol të ri". Është kjo një frazë e intervistës që Artisti i popullit, Sulejman Pitarka, dha dje për gazetën "Tirana Observer". Pas një ftohjeje të lehtë që kishte marrë gjatë Festivalit të Teatrit në Dibër, ai e kishte gati të pamundur të lëvizte. Aktori i madh dhe bashkëshortja e tij, janë mjaft të përzemërt me ne. Na bëjnë një pritje tradicionale shqiptare. Pitarka qëndron ulur në këndin e tij të preferuar të shtëpisë dhe flet qetë, me atë zërin prej aktori që nuk të lodh kurrë. Duket se 2005-sa ka qenë një vit i mbarë për pleqërinë e Pitarkës. Ai, brenda dy muajsh është vlerësuar si aktori më i mirë në dramën me titull “Pjata prej Druri”, Edmond Morris dhe e vënë në skenë nga regjisori Gëzim Kame. Aktori çmimet i mori në Fier dhe në Dibër. Por këta dy çmime ishin pak për Pitarkën dhe krahas tyre vetë festivali mori emrin “Sulejman Pitarka”, madje çmimet e tjera që u ndanë kishin titullin “Sulejman Pitarka”. Por, me sa duket, këto do të jenë herët e fundit që artistin e madh do e shikonim të ngjitet në skenë, pasi mosha dhe shëndeti i tij jo fort i mirë, nuk e lejojnë.

    Z. Pitarka, si i vlerësoni ju këto dy çmime që morët brenda një kohe kaq të shkurtër?

    Karriera ime është mjaft e gjatë dhe gjatë jetës sime kam mundur të rrok çmime të ndryshme. Por, këta të fundit ishin me të vërtetë shumë vlerësues. Në momentet e para të marrjes së tyre, edhe pse me një karrierë të gjatë, kam ndier një emocion shumë të fortë. Dhe mbi të gjitha ky emocion shtohej kur unë ndieja duartrokitjet e publikut në sallë.

    Keni mbetur i kënaqur nga shpërblimi që keni marrë për trofeun tuaj?

    Për mendimin tim, vetë marrja e çmimeve është një vlerësim dhe shpërblim mjaft i madh, që i bëhet një artisti pas kaq shumë vitesh karrierë. Nuk ka kënaqësi më të madhe për një artist se duartrokitjet e përzemërta nga publiku. Nuk ka vlerë artisti pa admirimin dhe ngrohtësinë e publikut. Por nuk e mohoj se dhe materialisht kam mbetur i kënaqur.

    Cili ka qenë ai çmim që ju ka gëzuar më shumë gjatë jetës suaj?

    Të gjithë çmimet të gëzojnë. Nuk mund t’i ndash ato nga njëri-tjetri. Por mund të them se më ka gëzuar vërtetë fort titulli “Qytetar Nderi i Dibrës”. I qytetit ku më ka bërë koka “bam”. Pasi unë kam lindur në Dibër të Madhe dhe e kam lënë atë së bashku me familjen për t’u shpërngulur në moshën trevjeçare drejt Durrësit.
    Sa është numri i roleve të tua në teatër dhe kinematografi z. Pitarka?
    Unë nuk e kuptoj se si aktorë të ndryshëm japin shifra për rolet e tyre në skenë dhe në teatër. Këtë unë e quaj mburrje. Por të them të drejtën rolet e mia në skenë dhe në ekran janë të shumtë, ndoshta dhe nga mosha nuk mundem ta kujtoj dot numrin e tyre.

    Kur ka nisur karriera juaj si aktor?

    E kam nisur karrierën në moshë të re. Kujtoj se ka qenë viti 1946. Fillimisht kam interpretuar role si amator. Rolet e mia si amator mund kapin numrin 10-të. Më pas kam realizuar me radhë të gjitha rolet e tjera të miat, me të cilat kam arritur sot deri këtu. Dua të përmend se unë jo vetëm kam interpretuar si aktor, por gjithashtu kam shkruar skenarë të ndryshme dramash e komedish.

    Kush ka qenë me e rëndësishme në jetën tuaj, puna dhe karriera apo familja?

    Janë të dyja gjërat më të shtrenjta që kam pasur në jetë dhe që të dyja së bashku më kanë plotësuar mua si individ. Por të më vinin të zgjidhja në mes të dyjave e them me gojën plot se do të zgjidhja familjen. Nuk do të mund të bëja dot pa të në jetë. Kam dy djem të mrekullueshëm që jetojnë në Amerikë dhe gjithashtu një bashkëshorte të mrekullueshme. Kam qenë me fat për familjen time.

    Ku dhe kur e keni njohur gruan tuaj?

    Gruan time e kam njohur në vitin 1955 në bankë, ku unë isha drejtues i trupës artistike të asaj banke, ndërsa ime shoqe punonte aty. U pamë, u dashuruam së bashku dhe e kurorëzuam dashurinë tonë në vitin 1956, frytet e së cilës janë dy djemtë tanë.

    Do të interpretoni më role në skenë z. Pitarka?

    Nuk besoj. Unë jam 81 vjeç dhe shëndetin nuk e kam pasur të mirë kohët e fundit. Por, megjithatë, kam plot për të kujtuar dhe jam i lumtur për këtë.


    Tirana-Observer.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 02-10-2005 më 07:15 Arsyeja: foto
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Sulejman Pitarka

    "Pjata prej druri" per Sulejman Pitarken, mendoj se eshte nje "finish" i shkelqyer. Eshte vertet per t'u admiruar ky aktor,ky gjigand i skenes shqiptare,qe edhe ne shfaqjen e tij te fundit percolli kaq shume emocione te spektatori. Nuhatja e rralle e rregjizorit GezimKame, si gjithmone, s'ka gabuar, perkundrazi na ka dhuruar nje shfaqje qe padyshim do te zere nje vend te rendesishem ne historikun e teatrit shqiptar. I uroj sherim te shpejte aktorit S.Pitarka!
    Duam te te dua!

Tema të Ngjashme

  1. Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe
    Nga Brari në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 20-04-2011, 13:30
  2. Albanologu, Raporti i Udhëtimit në Shqipërinë e Veriut më 1916
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 11:06
  3. Poema e besimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 15:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •